Vezë të ziera të mbushura me peshk salmon
 Sot po iu propozojme keto veze te ziera te mbushura me salmon, nje antipaste e thjeshte e cila i pershtatet mrekullisht kesaj feste! Por, gjithashtu mund ta perdorni per te filluar nje vakt me baze peshku; do te beni nje figure te shkelqyer!
Perberesit per 4 persona  : * 6 veze te ziera * 100gr peshk salmon te tymosur * 3 luge majoneze * 1 luge mustarde * lekuren e 1/2 limoni * pak vaj ulliri * pak spec te kuq te embel (paprika)
Ziejme vezet ne uje me kripe per rreth 7 minuta, i ftohim nen uje te ftohte, i ndajme ne dy pjese dhe vecojme te bardhat nga te verdhat te cilat i vendosim ne nje ene. I shtojme te verdhave salmonin e tymosur te prere ne copa te vogla, lekuren e limonit, majonezen, mustarden dhe pak spec te kuq te embel. I perziejme shume mire me ndihmen e nje luge dhe shtojme pak vaj ulliri nese masa rezulton e thate.Me kete salce me salmon mbushim zgavrat e te bardhave te vezeve, i vendosim ne nje pjate te ceket dhe i sperkasim me pak paprika ne momentin e servirjes./tryeza.org












