Torrone e butë me bajame

Vlerësimi i përdoruesit: 3.1 (4 votat)

torrone 300x201 Torrone e butë me bajamePerberesit:

100 gr sheqer
100 gr mjalte
1 te bardhe veze mesatare (40gr)
30 ml uje
350 gr bajame pa lekure
100 gr fistike te qeruar
lekuren e nje portokalli ose limoni
1/2 luge te vogel vanilje
2 flete vaferi (ose leter furre)

Pergatitja :

Si fillim, pjekim ne furre te parangrohur ne 120-130°C bajamet dhe fistiqet per rreth 15 minuta derisa te marrin ngjyre te arte dhe i leme brenda ne furre qe te qendrojne te ngrohta.

Ne nje tenxhere pregatisim shurupin duke hedhur fillimisht sheqerin, me pas ujin dhe duke e vendosur ne zjarr te ulet derisa te arrijne temperaturen 135°C pa i perziere asnjehere. (nese deshirojme qe torrona te jete pak me e forte, e leme te arrije ne temperaturen 145°C)

Nderkohe, rrahim ne banjomari me ndihmen e nje mikseri elektrik te bardhen e vezes me mjaltin derisa e gjithe perberja te shkeputet nga anet e enes.

Ne momentin qe shurupi ka arritur temperaturen 135°C, e hedhim ne perberjen me veze duke e perziere shpesh, shtojme frutat e thata te ngrohta dhe i perziejme shume mire derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Shtojme se fundi edhe lekuren e grire te nje portokalli ose limoni dhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen derisa masa te lidhet.

Komentet

komente