Tavë dheu Tiranëse
Kjo pjate eshte me e njohura e krahines se Tiranes dhe perben nje recete tradicionale Shqiptare. E gatuar ne tave dhèu e cila i jep edhe aromen karakterisitike, mund te pregatitet me mish vici te prere ne kubikeapo me melci vici .
Perberesit per 4 persona
- 450gr mish vici
- 250gr gjize pa kripe ose djath Feta
- 1 qepe te mesme
- 100gr gjalp
- 1 luge miell
- 3 luge vaj ulliri
- kripe
- piper
- spec i kuq djeges
Si fillim, presim mishin e vicit dhe qepen ne kubik dhe i kaverdisim ne tigan me vaj ulliri per 15 minuta. Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin dhe shtojme miellin, gjizen ose djathin Feta, piperin e zi, kripen dhe specin e kuq djeges (sasia sipas deshires). I bashkojme te gjithe perberesit bashke (mishin e vicit dhe qepen me gjizen) dhe i ndajme neper tava dhèu te cilat i vendosim ne furre te parangrohur ne 350 grade per 15 minuta. E servirim kete pjate te ngrohte.
*Keshille: Nqs duam t’i japim taves nje ngjyre te kuqe te lehte, shtojme gjate pregatitjes edhe nje domate te grire ne mixer apo 3 luge gjelle salce domatesh. Gjithashtu, nese mishi qe do te perdorim nuk eshte shume i njome, mund ta ziejme fillimisht ne tenxhere me presion dhe me pas te vazhdojme me proceduren si me siper.












