Supe me shpargull (asparagus )
1kg shpargull i lare e pastruar gati per gatim, 2 qepe te prera ne copa ,1/2 filxhan caj me leng mishi (edhe pak me shume ), 1lug supe gjalp, 2lug supe rrafsh me miell ,Kripe .piper, 1 lugë Çaji lëng limoni, 4 luge supe me djathe parmesan te grire, 1 filxhan caj qumesht soje
PERGATITJA
1-Vendosim ne nje tenxhere shpargujt ,qepen ,lengun e mishit te zihen se bashku derisa te zbuten perimet. 2- Pasi zihen shpargujt me qepen i kalojme ne mix kuzhine (blender elektrike)derisa te behen pure dhe e hedhim perseri ne tenxhere. 3-Shkrijme gjalpin ne nje tigan ,skuqim ne te miellin hedhim pak leng mishi ne te e perziejme mire e mire qe mos te formoje kokrriza .dhe pastaj e hedhim te tenxherja me purene e shpargullit,e rregullojm me kripe e piper,e vendosim tenxheren ne zjarr sa te marre nje vale gjithnje duke e perzier mire e mire, 4- hedhim qumeshtin e sojes e perziejme perseri deri sa te vloje supa dhe e heqim nga zjarri,,hedhim lengun e limonit dhe e perziejme perseri,,e shperndajme neper pjate ,,e zbukurojme me djathe parmesan te grire













