Supe me perime verore

Vlerësimi i përdoruesit: 4.9 (2 votat)

Supe me perime 300x175 Supe me perime veroreSupa me perime eshte nje zgjidhje ideale per ditet e nxehta te veres, pasi mund te konsumohet si ne temperature ambjenti ashtu dhe e ftohte. Mund te shtoni te gjitha llojet e perimeve qe deshironi apo qe ju gjenden ne frigorifer; ne kete menyre do te merrni te gjitha vitaminat dhe kriperat minerale qe trupi juaj ka humbur gjate dites!

Perberesit per 4 persona

  • 200gr makarona per supe
  • 2-3 patate
  • 2-3 kungulleshka
  • 2 qepe te kuqe (ose te verdha)

  • 3-4 karrota
  • 3 domate mesatare
  • 3 dege selino
  • 200gr bishtaja
  • 2 thelpi hudher
  • 2 kubik koncentrate perimesh
  • 4 luge djath kackavall te grire (fakultativ)
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme mire dhe qerojme te gjitha perimet (pervec kungulleshkave) duke i prere ne kubik jo shume te vegjel, por me forme te rregullt, ndersa qepen dhe hudhren i presim holle ose i kalojme ne mikser.

Ne nje tenxhere te thelle kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepen, hudhren dhe selinon per disa minuta. Shtojme me pas te gjitha perimet e tjera, i mbulojme me uje te ftohte, therrmojme ne te kubiket e koncentrates se perimeve dhe i leme te ziejne per rreth 30-40 minuta derisa te zbuten (koha e zierjes varet nga madhesia e copave te perimeve), por jo te shperbehen plotesisht. Shtojme se fundi edhe makaronat per supe dhe i leme te ziejne per kohen e treguar ne konfeksion.

E heqim supen nga zjarri, e rregullojme me pak kripe dhe piper nese eshte e nevojshme dhe e sherbejme neper pjata duke e sperkatur sipas deshires me pak djath kackavall ne siperfaqe dhe duke e zbukuruar me ndonje gjethe borzilok.

*Keshille: Nje menyre tjeter per te shijuar supen me perime do te ishte te kalonim gjysmen e perimeve ne mikser duke formuar nje “krem perimesh” te cilen me pas ia shtojme supes./tryeza.org

Komentet

komente