Supë krem me rukola
Supa krem me rukola,eshte nje menyre shume e shijshme dhe e shendetshme per te filluar vaktet tuaja pasi eshte e lehte dhe mund te konsumohet si e ngrohte ashtu dhe e ftohte.
- 250gr rukola
- 1 patate mesatare
- 1 qepe e vogel
- 1 thelpi hudher
- 700ml-1l leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate)
- 200ml pana te fresket per kuzhine
- 50gr feta djathi parmixhano
- kripe
- piper
- pak vaj ulliri
Kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira shume holle derisa te zbuten, shtojme lengun e perimeve, patatet e prera ne copeza te vogla (ne menyre qe te gatuhen sa me shpejt) dhe e leme te gjithe supen te zieje per rreth 15 minuta, apo derisa patatet te jene zbutur plotesisht.
Shtojme rukolen e lare duke hequr menjane ndonje gjethe per dekorim, panen e kuzhines dhe e cojme serisht ne vlim per disa sekonda. E kalojme te gjithe masen ne mikser derisa te formojme nje krem dhe e rregullojme me kripe dhe piper.
E sherbejme ne pjate te zbukuruar me fetat e djathit parmixhano dhe disa gjethe rukola.
Ne stinen e veres, kete supe mund te servirm edhe te ftohte duke shtuar mbase edhe 2 apo 3 karkaleca te vegjel te ziere ne cdo pjate.













