Supë krem me finok
Kjo është një pjatë shumë e shëndetshme dhe me pak kalori. Finoku bën shumë mirë për organizmin, ndër të tjerash ndihmon në tretje dhe ka efekt tonifikues.
Përbërësit
- 2-3 finok
- 1 patate
- 1 qepë
- 200-250 gr lulelakër të bardhë
- kripë
- piper
- 2 gota ujë
Përgatitja
Pasi i kemi larë mirë finokët i presim në copa dhe i vëmë në një tenxhere në të cilën hedhim dhe pataten e qëruar, copat e lulelakrës, qepën e preprë në copa të vogla. Shtojmë ujin, hedhim pak kripë dhe i vëmë për të zier. I ziejmë përreth 20-25 minuta. Më pas me ndihmën e një frulatori me zhytje, grijmë të gjithë masën e përgatitur derisa te arrijmë që e gjithë masa të bëhët një krem i vërtetë. Mund ta servirim supën e përgatitur të ngrohtë, e hedhim në tasa të vegjël, sipër i hedhim vaj ulliri dhe e zbukurojme me degëza finoku të freskët.












