Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen!!!
Shkencëtarët përdorën lëndën djegëse që gjendet tek speci i kuq si një ilaÇ qetësues të ri i cili mund të zhdukë përfundimisht dhimbjen.
Eksperimenti laboratorik i realizuar fillimisht tek minjtë tregoi se kur geni humb efektivitetin bëhet i pandjeshëm ndaj kapsaisinës. Duke u bazuar tek ky fakt shkencëtarët po përgatiten të bëjnë ilaÇe me të njëjtin efekt. Duke theksuar se ky studim është shumë i rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit të dhimbjeve dhe në mjekimin sa më efektiv të saj, studiuesit thane se në rastet kur dëmtohet një pjesë e trupit kanë zbuluar familjen e endogjenezës kapsaisinë (organizma apo ato që krijohen ose prodhohen në pjesët e saj).
Shkencëtarët shpresojnë të prodhojnë ilaÇe që shërbejnë në sherimin e dhimbjeve të ndryshme kronike të shkaktuara nga kanceri apo sëmundjet infektive si infeksionet e kyÇeve dhe fibromalgjia.












