Speca të mirë

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

yellow peppers 300x300 Speca të mirëPërbërësit:

  • Speca të verdhë mishtakë-dora e parë
  • Kripë
  • Uthull molle
  • Karota
  • Hudhra
  • Majdanoz
  • Sheqer

Specat lahen, u hiqen farat dhe fshihen. U hidhet nga ½ luge  kripë dhe futen në furrë të nxehtë. Sa të nxehen largohen nga furra, derdhen në një enë më të madhë dhe njëlloj veprohet me tërë masën ë specave që do të përgaditen.

Ndërkohë karotat e pastruara priten në rrathë. Majdanozi pritet imët, kurse hudhrat e qëruara shtypen ose priten në pjesë të vogla. Në kavanozat e përvëluar radhiten dy radhë speca, hidhet nga pak kripë e përzier me sheqer, pastaj hidhen karota, hudhra, majdanozi dhe uthulla. Specat radhiten me hapje nga lartë. Pasi të mbushet kavanozi gjer në grykë, mbyllet përkohësisht, pasi që specat ulen dhe duhet shtuar të tjerë. Pasi të depërtojë lëngu i specave mbi, kryqëzohen thupra hardhisë dhe kavanozi mbyllet me celofan të dyfishuar. Vendosen në vend të freskët.

Komentet

komente