Speca të mbushur me patate
• 6 speca
• 4 patate
• 200 g domate
• 50 g oriz
• 4 qepë
• 2 karota
• Biber
• 200 ml vaj
• Erëza bimësh
Përgatitja
Specave të larë ua hiqni farat dhe i përgatitni për mbushje. Në vajin e ngrohur i fërgoni qepët e grira imët. Kur të zbuten pak, ia shtoni karotën dhe patatet e prera në forma katrore dhe i fërgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujë dhe e zini derisa të zbuten perimet. E përzini edhe orizin e zier dhe filtruar më parë, si dhe domatet e qëruara dhe të prera në forma katrore. Ia shtoni erëzat dhe biberin. Me këtë përzierje i mbushni specat, i radhisni në një enë paksa më të thellë, shtoni ujë dhe i zini në temperaturë të ulët. Kur gjysma e ujit të jetë avulluar, specat i vendosni në furrën e ngrohur dhe i piqni për 40 minuta.













