Sorbet nga pemët e buta
Përbërësit për desertin më freskues verorë:Â
* 350 gr mjedra,
* 250 gr rrush serezi,
* 200 gr sheqer,
* 150 ml ujë, 
* 1 e bardhë e vesë,
* lëngu i një limete ose limoni,
* 1/8 l lëng agrumesh ose frutash të buta,Â
Përgatitja:
Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.
Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.
Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për tu shërbyer.
Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).
Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë












