Sallatë spanjolle (Amanida)

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Kushdo qe ka qene ne Spanje, dhe sidomos ne Barcelone, nuk mund te kete lene pa provuar kete sallate te shijshme e cila mund te konsumohet fare mire edhe si pjate e vetme. Pervec kesaj, ajo mund te shoqeroje fare mire tapas te ndryshme apo antipasta.

Perberesit per 6 persona

  • 1 tufe sallate marule (ose sallate jeshile ne mungese te saj)
  • 2 veze te ziera fort (per rreth 7 minuta)
  • 2 dege selino
  • 2 qepe te njoma
  • 100gr salÇiÇe e pjekur (ne Spanje e gjeni nen emrin “Butifarra”)
  • 50gr proshute te pjekur
  • 3 aÇuge nen vaj
  • uthull
  • kripe
  • salce aioli per shoqerim

salades sante de la salade 19 105918 300x224 Sallatë spanjolle (Amanida)Lajme mire te gjitha perimet, pra sallaten marule (ose jeshile), deget e selinose dhe qepet e njoma. Ne nje tas te madh vendosim sallaten e prere holle (ose te ndare me dore), qepet e njoma te prera ne rrathe, deget e selinose te prera per se gjati ne shirita te holle dhe proshuten e pjekur ne kubik te vegjel. E rregullojme sallaten me pak kripe dhe uthull dhe e perziejme mire.

Shtojme edhe aÇuget e salÇiÇen te prera ne copeza shume te vogla dhe vezet e ziera te prera ne feta. Prane sallates vendosim edhe nje tas te vogel me salcen aioli me te cilen e shoqerojme.

(recete marre nga: La cocina Catalana)

Komentet

komente