Salca Aioli
Salca Aioli’, eshte nje salce shume e ngjashme me majonezen, por ne ndryshim nga kjo e fundit ka nje shije me te forte te cilen ia japin thelpinjt e hudhres te grire ne te. Rekomandohet kryesisht ne shoqerimin e perimeve te zgares apo pjatave te peshkut, te cilave i jep nje shije mjaft te veÇante. Me poshte po ju paraqesim receten e shkurtuar, ate qe pregatitet me majoneze te gatshme.
Perberesit per rreth 25ogr salce aioli’
- 250gr majoneze te gatshme, ose te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
- 6 thelpi hudhrash
- 2 te verdha vezesh te ziera
Shtypim ne nje hava’ ose grijme ne mikser hudhrat e qeruara derisa ti reduktojme ne purè.
Bashkojme ne nje tas majoneze, kremin e hudhrave dhe te verdhat e vezeve te therrmuara shume imet me dore. E perziejme salcen derisa te rezultoje homogjene dhe e sherbejme te shoqeruar me pjata te ndryshme.












