Sa kohë mund t’i ruajnë ushqimet vlerat e tyre ushqyese?

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Sa kohë mund ti ruajnë ushqimet vlerat e tyre ushqyese?

peshk3 Sa kohë mund t’i ruajnë ushqimet vlerat e tyre ushqyese?Gaboheni nëse mendoni se mjalti i freskët ka të njëjtat vlera edhe pas 6 muajsh.Sipas specialistëve disa ushqime humbasin vlerat e tyre ushqyese brenda një kohe të shkurtër.

Bazuar në një lajm të “EatingWell Magazine”, disa produkte mund të humbasin shumë shpejt vlerën e tyre ushqyese nëse bien në kontakt me ajrin, dritën apo nxehtësinë.  Ja disa nga ato:

Lëngu i portokallit: 1 javë

Një filxhan me lëng portokalli plotëson nevojën tuaj ditore për vitaminë C. Lëngjet origjinale të frutave i ruajnë vlerat deri në 1 javë. Nëse dëshironi më shumë vitaminë C, atëherë merrni konsentrat të ngrirë dhe konsumojeni brenda disa ditëve sepse lëndë të tilla ndikohen më pak nga ajri apo drita.

Çaji jeshil: 6 muaj

Sipas një studimi të publikuar në revistën e shkencave ushqimore të vitit 2009, katesina e gjendur në Çajin jeshil (antioksidues që ul riskun e kancerit) pakësohet me kalimin e kohës. Pas 6 muajve, sasia e katesinës ulet me 32 %.  Ju do të mundësoni mbrojtjen e më shumë antioksiduesve nëse Çajin jeshil e mbani në një vend të mbyllur mire ku nuk hyn as drita as ajri.

Vaji i ullirit: 6 muaj

Vaji ullirit i kulluar përmban më shumë se 45 antioksidues, mbrojtës të shëndetit të zemrës. Por sipas specialistëve të Universitetit të Foxhias në Itali, pas gjashtë muajve ndikimi i tij ulet me 40 % sepse flluskat me oksigjen brenda shishes zhdukin antioksiduesit.

Mjalti: 6 muaj

Specialistë të Universtietit të Illinoisit pohuan se vlerat e mjaltit të luleve zhduken me 35-50 % pas gjashtë muajve.

Zarzavatet: 3-4 ditë

Studimet e zhvilluara tregojnë se zarzavatet e ngrira përmbajnë më shumë vlera ushqyese se zarzavatet e blera në pazar. Sheqeri i gjendur brenda bizeles fillon të shndërrohet në nisheste 2,5 orë pas këputjes. Transferimi i zarzavateve nga vendi ku këputen në pikat e shitjes mund të marrë 3-4 ditë kohë. Brenda kësaj kohe humbet një pjesë e madhe e vlerave ushqyese të zarzavateve.

Pasi të gatuani, zarzavatet mbajini vetëm 1 ditë në frigorifer, më pas servirini pasi ti ngrohni një herë. Zarzavatet duhet të pastrohen nga rrënjët pastaj të lahen. Nuk duhet ti lëmë shumë pasi ti presim. Të hidhen në ujin apo përzierjen e përgatitur. Nëse i lini të presin mund të humbasin vitaminën C. Nëse i zieni për një kohë të gjatë humbasin vlerat ushqyese dhe shijen.

Peshku

Peshku mund të mbahet 3 ditë në frigoriferë me temp 4 gradë dhe 14 ditë në ato me – 0,5 gradë. Nëse dëshironi ti mbani më gjatë atëherë duhet të përdoren frigoriferët e mëdhenj me -18 gradë ku mund të mbani sardelet, peshqit e vegjël deri në 3 muaj ndërsa trofta, kocka e të tjerë mund të mbahen deri në 5-6 muaj. Peshqit më të mëdhenj se 1 kg mund ti mbani nga 6-8 muaj në frigoriferë të mëdhenj.

Mishi

Mishi i freskët apo mishi i grirë mund të mbahet 1 ditë në frigorifer ndërsa mishi me copa të mëdha mund të ruhet deri në 2-4 ditë. Mishi i gatuar duhet të konsumohet brenda 2-4 ditëve (me kusht që të ruhet në frigorifer) dhe të ngrohet mirë para se të konsumohet.

Bishtajoret e thata

Bishtajoret e thata mund të ruhen për një kohë të gjatë nëse mbahen në një tas të mbyllur mirë, në një ambient të thatë dhe larg dritës. Por asnjëherë nuk duhet të blihet një produkt më i vjetër se 1 vit. Sepse, pas një viti fillon procesi i prishjes dhe produkti duhet të zihet më shumë./tryeza.org

Komentet

komente

Etiketat: