Romstek

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Romsteketjane shume te ngjashem me qoftet e zakonshme, por ndryshe nga ato kane perqindje me te madhe mishi dhe jane me te shijshem. Receta eshte mjaft e thjeshte, megjithese duhet patur kujdes kur romsteket do te kthehen nga ana tjeter gjate skuqjes pasi perberja e tyre eshte mjaft e brishte dhe mund te ndahen ne copa te vogla.

Perberesit per 7 romstek

  • 500gr mish te grire
  • 1 kokerr qepe mesataretryyyyyyyyy 300x207 Romstek
  • 2 veze
  • majdanoz te grire
  • kripe
  • piper
  • miell per lyerje
  • galete per lyerje

Si fillim grijme qepen shume holle me anen e nje thike te mprehte apo e kalojme ne mikser (ose ne rende). Ne nje tas te thelle vendosim qepen, shtojme mishin e grire, nje kokerr veze, pak kripe, pak piper, gjysmen e majdanozit te grire dhe i perziejme te gjitha bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur.

Ne tre ene te ndryshme vendosim miellin, nje veze qe e rrahim me pirun dhe galeten e bashkuar me pjesen tjeter te majdanozit. Me duar te lagura me uje apo vaj marrin nje pjese nga brumi dhe i japim forme ovale apo te rrumbullaket, por te holle.

I kalojme romsteket ne miell, ne veze te rrahur dhe me pas ne galeten e perziere me majdanoz dhe i skuqim ne vaj te nxehte. I servirim te ngrohta./tryeza.org

Komentet

komente

Etiketat: