Role me marmelate,luleshtrydhe dhe cokollate

Vlerësimi i përdoruesit: 4.9 (2 votat)

Role 300x300 Role me marmelate,luleshtrydhe dhe cokollate Për pandespanin nevojiten:

5 veze
3/4 filxhan Çaj sheqer
1 filxhan Çaj miell qe fryhet vete (farina)
1 vanilje
pak kripe
2 l. Çaji koniak

Për mbushjen nevojiten:

1 1/2 filxhan Çaj marmelate luleshtrydhes (ose Çfarëdo marmelate preferoni)

Për Çokollatën sipër roles (nëse dëshironi ta vishni me Çokollate):

150 gr Çokollate
1 l. Çaji mjaltë
1 l. Çaji koniak
pak copa luleshtrydhe te freskëta dhe shkumë te bardhe (panë-sandigi) për garniturë.

Përgatitja e pandespain:

Ne mikser thyejmë vezët dhe shtojmë kripen, vanilin, sheqerin e i rrahim për 7′-8′ sa te fryhen e te bëhen si krem e trashe. Ne vazhdimësi shtojmë një here miellin e një here konjakun dhe palosim me kujdes sasinë me një shpatull qe mos te humbasim fryrjen e vezëve.
Lyejmë mire me gjalpë llamarinën e furrit dhe shtrojmë letër te sulfurizuar. Gjalposim pak letrën. Zbrazim sasinë nga mikseri dhe e shtrojmë me shpatull mire qe te ketë te njëjtën trashësi kudo. E pjekim ne 200 grade për 10′-12′.
Sa është akoma e ngrohte dhe e bute shtrojmë letër te sulfurizuar ne banjo dhe hedhim mbi te sheqer. Vëmë sipër pandesanin e pjekur. I heqim letrën e llamarinës dhe hedhim sipër pandespanit marmelatën (jo te shume te ftohte- nga frigoriferi). E shtrojmë me një luge ne tere sipërfaqen e pandespanit. Me ndihme e letrës e sulfurizuar ne bango mbeshtjellim ne rolo pandespanin me marmelatën. E leme te mbështjelle gjersa te ftohet qe te marri formë.
Kur ftohet i presim anët dhe e vëmë ne nje pjatance e i hedhim kremin e Çokollatës dhe e lyejmë mire rreth e rrotull. Vëmë copat e luleshtrydheve dhe shkumën (pana-santigi) dhe e vëmë ne ngrirje.

Përgatitja e kremit Çokollate:

Ngrohim krem qumështi ne një tenxhere te vogël. Vëmë Çokollatën ne një tas e shtojmë mjaltin. Kur zjenë krem e qumështit shtojmë Çokollatën. E leme për 1′ e ne vazhdim përziejmë mire, shtojmë konjakun e përziejmë. E leme te ftohet mire qe te kemi mundësinë te lyejmë rolene.

Komentet

komente