Receta për fëmijë nga 6 – 12 muajsh
Përmbajtja
- Pure e butë frutash: Pjeshka, nektarina, dardha dhe kajsia
- Pure e butë perimesh: kungull i njomë, shparg apo bishtaja
- Recetë bazike peshku
- Recetë bazike mishi
- Pure dardhe dhe avokado
- Pure spinaqi dhe karrota të pjekura
- Mish pule me mango, karrotë dhe pastinak
- Salcë perimesh me makarona
- Pure mangoje
- Pure mangoje me banane
- Pulë me karrota dhe patate
- Pure kajsie dhe mjedre
- Pure bizelesh dhe kungulli të njomë
- Pure bananesh dhe orizi ngjyrë kafe
- Pure me bizele të ëmbël dhe fasule jeshile me nenexhik
- Supë me karrota dhe xhenxhefil
Pure e butë frutash: Pjeshka, nektarina, dardha dhe kajsia
Pure e butë frutash
Përbërësit:
2 pjeshka të pjekura më shumë, dardha, apo nektarina, ose 4 – 5 kajsia
Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës
Përgatitja:
1. Lahen frutat, hiqet lëvorja, dhe priten në copëza.
2. Zieni frutat për 1 minutë në sasi të vogël me ujë të valë (apo mikrovalë 1,5 minuta), me 1 lugë Çaji me ujë.
3. Shtypini me një pirun dhe shtoni qumështin e gjirit apo formula (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj), derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.
Pure e butë perimesh: kungull i njomë, shparg apo bishtaja
Pure e butë perimesh
Përbërësit:
1 kungull i vogël i njomë, shparg apo bishtaja
Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës
Përgatitja:
1. Largoni skajet e kungullit dhe bishtajave. Për shpargun, largoni skajet fibroze. Pritini perimet në copa të vogla.
2. Zieni në ujë të valë për 6 deri në 8 minuta (apo mikrovalë për 7 minuta e më shumë), me 1 deri në 2 lugë ujë për kile të perimeve. Sido që të jetë, bishtaja merr pak më shumë kohë.
3.Shtoni qumështin e gjirit, formula-n (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj) apo ujë sipas nevojës, derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet. Lëreni të ftohet para se ta shërbeni.
Recetë bazike peshku
Recetë bazike peshku
Përbërësit:
1 peshk pa eshtra dhe pa lëkurë
1 / 2 filxhan me ujë, lëng mishi, qumësht, ose lëng tjetër gatimi
1 degëz majdanozi
1 qepë
Përgatitja:
1. Në një tigan të vogël, hidhni lëng gatimi dhe bimët për zierje.
2. Shto peshkun dhe uleni temperaturën e zierjes.
3. Zieni 3 deri në 4 minuta, ose derisa peshku të leskërohet lehtë.
4. Hidhni bimët. Ruani lëngun për të bërë më vonë salcë nëse dëshironi.
5. Shtypni peshkun shumë imët, dhe nëse dëshironi, shtoni 1 – 2 lugë lëng gatimi.
Recetë bazike mishi
Recetë bazike mishi
Përbërësit:
2 gjokse pule, kofshë pule, fileto mishi apo qengji me të gjitha dhjamërat e hequra (mishin përzgjidheni sipas dëshirës), të prera në copa të vogla
3 lugë ujë apo lëng tjetër gatimi
1 / 2 e thelbit të hudhrës (opcionale)
1 lugë qepe të grirë (opcionale)
1 / 2 lugë vaj vegjetal (opcionale)
Qumësht gjiri ose formule, sipas nevojës
Përgatitja:
1. Hidhni mishin e përzgjedhur mbi ngrohje të mesme/të lartë për 1-2 minuta, me përzierje të vazhdueshme, derisa të gjitha anët të jenë përcëlluar njëlloj. (Opsionale: shtoni hudhrën ose qepën të përzier me ½ e vajit vegjetal)
2. Shtoni 3 lugë ujë. Uleni temperaturën dhe mbulojeni me kapak. Ziejeni për 2 minuta ose derisa mishi të jetë i gatuar plotësisht.
3. Shtypni mishin shumë imët ose bluajeni me 1 – 2 lugë ujë shtesë, qumësht gjiri apo formula.
Pure dardhe dhe avokado
Pure dardhe dhe avokado
Përbërësit:
1 avokado mesatare
00g dardha, të freskëta apo komposto
Përgatitja:
1. Nëse përdorni dardha të freskëta, hiqni lëvoren, pritini dhe vendosini në tigan. Mbulojini me ujë të valë. Ziejini në temperaturë të ulet derisa të zbuten. Nëse përdorni dardha kompostosh, kullojini mirë.
2. Priteni avokadon përgjysmë dhe largojini bërthamën.
3. Me një lugë merrini frutin dhe copëtojeni.
4. Kulloni dardhën dhe shtojini avokados.
5. Bluani gjersa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.
Pure spinaqi dhe karrota të pjekura
Pure spinaqi dhe karrota të pjekura
Përbërësit:
2 karrota mesatare (rreth 200 g), të pastruara nga lëvorja
2 grushte spinaq të freskët, të pastruar mirë
Përgatitja:
1. Pritini karrotat në shkopinj ose feta, dhe mbështjellini me spinaq në një folie metalike.
2. Vendosini në një enë për pjekje dhe piqni në 190 C për rreth gjysmë ore, ose derisa karrotat të jenë zbutur.
3. Bluajini gjer në masën që dëshironi, duke shtuar pak qumësht gjiri, formula apo ujë të ftohtë (të zier paraprakisht nëse kjo është e nevojshme).
# Recetë e përshtatshme për ngrirje
Mish pule me mango, karrotë dhe pastinak
Mish pule me mango, karrotë dhe pastinak
Përbërësit:
1 gjoks pule
1 karrotë
1 pastinak
1 mango
Përgatitja:
1. Piqni apo zieni gjoksin e pulës deri sa të jetë i gatuar. Priteni në kube.
2. Largoni lëvoren dhe bërthamën e mangos (apo pjeshkës).
3. Bluajeni pulën dhe gjysmën e pemëve dhe perimeve derisa të zbuten.
4. Gjysmën tjetër përzieni me masën e bluar, kontrollojini temperaturën dhe shërbejeni.
# Në mungesë të mangos mund të përdorni pjeshkën, sepse kombinohet mirë.
Salcë perimesh me makarona
Salcë perimesh me makarona
Përbërësit:
2 x 400 g domate të copëtuara
1 presh
1 kungull i njomë mesatarë
piper i kuq
2 karrota
vaj ulliri për tigan
bazil apo rigon i tharë
Përgatitja:
1. Pritini karrotat dhe kungullin dhe lërini të vlojnë në avull derisa të zbuten (rreth gjashtë minuta).
2. Preni preshin në copa dhe piperin e kuq duke i skuqur në vaj derisa të zbuten.
3. Shtojini pastaj domatet, karrotat, kungullin e njomë në tigan dhe lërini të zihen për 10 minuta derisa të gjitha perimet të jenë gatuar mirë.
4. Bluajeni masën derisa të fitoni një masë homogjene. Shtojini pas bazil apo rigon. Shërbejeni me makarona me forma të vogla.
Pure mangoje
Pure mangoje
Përbërësit:
1 mango mesatare
Përgatitja:
1. Lajeni dhe pastrojeni mirë mangon dhe pastaj largoni lëvoren.
2. Largojini bërthamën.
3. Preni mangon në copëza të vogla dhe bluajeni derisa të fitoni masën që dëshironi. Për të fituar masë më të lëngshme shtoni ujë të vluar, qumësht gjiri apo formula.
Pure mangoje me banane
Pure mangoje me banane
Përbërësit:
1 banane
1 mango mesatare apo e vogël
Përgatitja:
1. Lajeni dhe pastrojeni mirë mangon. Largojini bërthamën dhe lëvoren.
2. Hidheni në një enë për ta zier. (Për fëmijët e rritur nuk keni nevojë ta zieni.)
3. Bluajeni derisa të fitohet forma puresë.
4. Pastaj shtoni bananen dhe bluajeni përsëri përzierjen derisa të jeni të kënaqur me masën e fituar.
Pulë me karrota dhe patate
Pulë me karrota dhe patate
Përbërësit:
150 g karrota të mëdha, të pastruara, të qëruara dhe të prera në kube
200 g patate të prera në kube
200 g fileto pule pa eshtra, e prerë në copa
300 ml lëng pule për gatim
Përgatitja:
1. Vendosni ujin në një tigan për të vluar, dhe shtojini karrotat, patatet dhe pulën. Mbulojeni me kapak dhe zieni në temperaturë mesatare gjersa karrotat të zbuten dhe mishi i pulës të jetë zier plotësisht.
2. Bluajini në blender. Për ta fituar masën që dëshironi hidhni lëng pule për gatim, derisa të fitoni një masë të dëshiruar homogjene.
Pure kajsie dhe mjedre
Pure kajsie dhe mjedre
Përbërësit:
400 g komposto kajsie
150 g mjedra të freskëta
Përgatitja:
1. Pritet kajsia në copa te vogla dhe vendoset në tigan, së bashku me lëngun e kompostos, lihet të zihet ngadalë derisa të bëhet në formë shurupi.
2. Shtoni mjedrat në tigan dhe zieni ngadalë për 3-4 minuta, derisa të ngrohet mirë, dhe pastaj bluani në formë pureje për foshnjen tuaj.
Pure bizelesh dhe kungulli të njomë
Pure bizelesh dhe kungulli të njomë
Përbërësit:
2 qepë, të lara
2 kunguj të njomë, të larë
pak vaj ulliri
2 lugë bizele të ngrira ose të freskëta
1 patate në formë pureje
Përgatitja:
1. Pritni qepët dhe kungujtë shumë imët. Nxejeni vajin në tigan dhe skuqni qepët e grira dhe kungujtë përreth 5 minuta derisa të zbuten.
2. Bluani perimet me bizelet dhe pataten, derisa të bëhen pure.
Pure bananesh dhe orizi ngjyrë kafe
Pure bananesh dhe orizi ngjyrë kafe
Përbërësit:
2 filxhanë oriz ngjyrë kafe
3 banane
2 lugë të vogla kanellë
Ujë të filtruar, sipas nevojës
Përgatitja:
1. Ngrohni paraprakisht furrën në 250 gradë.
2. Piqni bananet në një tabak për pjekje me lëvoret e tyre për 30 minuta. Pastaj përdorni një lugë të madhe për të hequr bananen e pjekur nga lëvorja.
3. Bëni pure me orizin ngjyre kafe, kanellën dhe ujin e filtruar, derisa të fitoni një masë homogjene dhe të butë. Nga masa do të fitoni rreth 3 gota ushqim.
Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.
Pure me bizele të ëmbël dhe fasule jeshile me nenexhik
Pure me bizele të ëmbël dhe fasule jeshile me nenexhik
Përbërësit:
1 filxhanë bizele të ëmbla të granatuara
½ fasule jeshile me skaje të prera
1 degëz nenexhik i freskët
Ujë të filtruar, sipas nevojës
Përgatitja:
1. Vendosni bizelet, fasulet, dhe nenxhikun në një tigan, dhe shtoni ujë.
2. Vendosni në ngrohje mesatare dhe me avull për 3-4 minuta, derisa fasulet të jenë zbutur.
3. Vendosni perimet në një enë të madhe me ujë të ftohtë për të ndërprerë gatimin dhe pastaj thajini.
4. Perimet bluani pure në një procesor ushqimi, duke shtuar ujë nëse është e nevojshme për të arritur qëndrueshmërinë e dëshiruar. Nga masa do të fitoni rreth 1 gotë e ½ ushqim.
Supë me karrota dhe xhenxhefil
Supë me karrota dhe xhenxhefil
Përbërësit:
1 kg karrota
1 qepë e madhe
6 thelpinj hudhre
1 l lëng perimesh
3 lugë gjalpë
2-3 lugë xhenxhefil
1 gjethe dafine
kripë
piper
Përgatitja:
1. Vendosim gjalpin në një tigan në zjarr mesatar, duke e përzier me qepën dhe thelpinjtë e hudhrës përreth 5 minuta.
2. I shtojmë karrotat e prera në feta dhe xhinxherin duke vazhduar gatimin edhe për 5 minuta të tjera.
3. Pastaj shtojmë lëngun e perimeve dhe gjethen e dafinës, duke e lënë të zihet përreth 20 minuta, derisa të jenë zbutur karrotat plotësisht.
4. Tërë masën e kalojmë në blender për ta bluar, derisa të fitojmë një masë homogjene.












