Recel Pjeshke

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Recel pjeshke 300x203 Recel PjeshkeReceli i pjeshkeseshte nje nga recetat me te njohura te konservave dhe si i tille mund te shijohet ne cdo stine. Pregatitja e tij eshte fare e thjeshte, per kete arsye mund te mbushni disa kavanoza te cilet do ti konsumoni gjate stines se dimrit, vecanerisht ne mengjes te lyera mbi feta buke te thekura me gjalp. Ne do tiu japim receten e recelit klasik dhe disa keshilla praktike per te perfituar nje konserve unike dhe teper te shijshme.

Per 2 kavanoza mesatar

  • 1kg pjeshke te pjekura mire
  • 400gr sheqer
  • lekuren e 1 limoni

Parapregatitje: Vendosim nje pjate te vogel ne akullin e frigoriferit e cila do te na nevojitet per provezen

Si fillim lajme pjeshket, i thajme me leter kuzhine, i heqim lekuren e berthamen dhe i presim ne copa te vogla. I bashkojme ne kete pike me sheqerin, me lekuren e limonit dhe i vendosim ne nje tenxhere te thelle (jo alumini) ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. Ne varesi te llojit te pjeshkes koha e pregatitjes varion nga 1 ore deri ne 1 ore e gjysme. Per te vertetuar qe receli eshte bere sic duhet bejme proven e pjates se vogel te cilen e kemi vendosur ne akull: hedhim mbi te nje luge te vogel recel, e leme per disa caste te ftohet dhe e anojme pjaten nga njera ane. Nese receli “nuk bie” dhe qendron kompakt atehere ka arritur trashesine e duhur dhe receta jone eshte gati.
E hedhim recelin e pjeshkes akoma duke vluar ne kavanoza (i mbushim deri ne gryke) te cilet i mbyllim hermetikisht dhe i kthejme permbys mbi nje platforme druri derisa te ftohen plotesisht. Ne kete moment mund te vijojme me sterilizimin e tyre duke ndjekur keshillat tona te cilat i gjeni ketu.

Pasi ka perfunduar sterilizimi, i vendosim etiketa vazove me emrat e tyre respektiv dhe i transferojme ne nje vend te fresket dhe te erret ne te cilin receli do te ruhet per te pakten 1 muaj para konsumimit. Nese deshironi gjithashtu mund ta konsumomi ne moment, por duke e ruajtur ne frigorifer per maksimumi 10 dite.

*Keshille: Perdorni GJITHMONE kavanoza te paster dhe te sterilizuar. Nese doni te aromatizoni recelin tuaj, mund ti shtoni ne gjysmen e kohes se pregatitjes, nje berthame pjeshke te mbeshtjelle me nje garze te paster te cilen do ta eleminoni ne fund. Nese doni te pregatisni recelin e kajsise, receta eshte e njejte: ndryshon vetem fruti!

Komentet

komente

Etiketat: