Recel nga shalqiri
- 1 kg lëvore të trasha shalqiri
- 1.5 kg sheqer
- 2 limonë
- 2 qeska vanilje
Lëvorja e shalqirit qërohet Brenda, e sidomos jashtë. Priten në copa të vogla katrore me thikë zikzake. Copat e prera të shalqirit zihen në 6 ujëra. Sa të marrë 3-4 valë, derdhet uji dhe ena mbushet me ujë të vakët në të nxehtë, në mënyrë që të vlojë më shpejtë.
Pasi të jenë ndërruar 6 ujëra duke vluar , hidhet uji i ftohtë gjersa të vlojë. Uji i ftoftë duhet ndërruar edhe 3-4 herë. Në fund ena mbushet me ujë të ftohtë dhe shalqiri i zier qëndron 12-24 orë i mbuluar .
Vlohet shurupi me sheqer dhe 1 gotë ujë. Në shurup të trashë derdhen xopat e kulluara të shalqirit. Kohë pas kohë largohet shkuma. ReÇeli zihet 20 minuta , pastaj shtohet lëngu i limonit dhe vanilla dhe sa të marrë edhe një valë largohet nga zjarri.
Mbulohet me pecetë të lagur dhe pas 12 orë derdhet në kavanozë të sterilizuar.













