RAGU PESHKU
Receta Gatimi
/ November 26, 2012
Vlerësimi yt
Vlerësimi i përdoruesit:
0 (0 votat)
- 500 gr. fileta peshku,
- 1 qepë,
- 2 thelpinj hudhre,
- 2 speca të gjelbër ose të kuq,
- 1 lugë gjalpë,
- 1 lugë vegetë,
- 1 lugë pure domatesh,
- majdanoz,
- borzilok të tharë,
- 1 lugë specall,
- kripë.
Qepa dhe hudhrat priten imët, kurse specat pastrohen nga farat dhe priten në pjesë të gjata. Në tigan me yndyrë, fërgohen 3-4 minuta, të mbuluara me kapak. Ndërkohë, peshku pritet në copa të vogla katrore dhe hidhet në enë me 1 gotë ujë me mëlmesa. Vlohet në temperaturë të ulët afro 15 minuta. Në masën e qepëve dhe specave shtohen pureja e domateve, dhe se bashku hidhet mbi peshk. Raguja e nxehtë shërbehet me oriz të zier.













