Qofte me spinaq
Receta Gatimi
/ August 22, 2012
Vlerësimi yt
Vlerësimi i përdoruesit:
4.7 (6 votat)
- ½ kg spinaq,
- 2 vezë,
- 4 lugë gjelle miell,
- 250 g djathë i bardhë,
- 2 lugë gjelle vaj,
- 2 lugë gjelle qumësht.
Përgatitja:
Grihet spinaqi shumë hollë, hidhen vezët, mielli, djathi (i cili thërmohet), dy lugët e qumështit dhe të vajit. Këto gjatë kohës përzihen mirë me njëra-tjetrën. Tigani ndërkohë vihet në zjarr me vaj i cili ndërkohë është nxehur. Me ndihmën e një luge gjelle merret masa dhe me ndihmën e një luge tjetër i hedhim në tigan që të ruhet forma e bukur e rrumbullakët dhe skuqen mirë. Këto qofte mund të shoqërohen edhe me pure patatesh. Përdoren të nxehta për tu ngrënë.
Ju bëfshin mirë
www.tryeza.org
Komentet
Etiketat:sallata













