Qofte e madhe me mish të grirë

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje alternative shume e shijshme e qofteve tradicionale dhe mbi te gjitha preferohet te gatuhet kur miqte shfaqen papritur ne dere, pa lajmeruar! Koha e pregatitjes dhe e pjekjes eshte vetem 1 ore, prandaj konsiderohet nje recete relativisht e shpejt.

Perberesit per 1 rolè (5-6 persona)

  • 500gr mish te grire viÇi
  • 1 qepe te madhe
  • 2 veze
  • galete
  • majdanoz i grire holle
  • kripe
  • piper
  • mbushja sipas deshires

Qofte e madhe e mbushur 300x144 Qofte e madhe me mish të grirëFillimisht, grijme qepen ne mikser dhe ia shtojme mishit te grire bashke me vezet, kripen, piperin dhe majdanozin duke i perziere shume mire me dore. Ne kete faze masa rezulton pak e ujeshme, prandaj shtojme galete aq sa te perftojme nje perberje homogjene dhe kompakte (mund te nevojiten nga 5 deri ne 10 luge).

Ne tavolinen e punes, vendosim nje leter furre ne forme drejtkendore dhe shtrojme mbi te masen me mish te grire duke u munduar ti japim te njejten forme me lartesi rreth 2 cm. Ne mes vendosim mbushjen dhe me ndihmen e letres se furres e rrotullojme mishin duke formuar nje rolè, anet e se ciles i ngjisim mire me dore. E mbeshtjellim rolène me letren e furres dhe e vendosim ne tave me palosjen nga poshte. E Çpojme ne disa vende me pirun ne menyre qe te mos Çahet gjate pjekjes dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.

E leme rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe masa te lidhet, i heqim letren e mbeshtjelljes dhe e servirim te prere ne feta.

ALTERNATIVAT PER MBUSHJEN

Çdo lloj djathi qe shkrin ne feta (jo mozzarella, pasi eshte teper i ujeshem) +

  • veze te ziera ne feta
  • feta proshute
  • feta patatesh te ziera/purè patatesh
  • spinaq te ziere
  • bizele te ziera

 

Komentet

komente