QERVISH ME MIELL MISRI E PULË SHTËPIE

Vlerësimi i përdoruesit: 4.3 (3 votat)
  • qervish QERVISH ME MIELL MISRI E PULË  SHTËPIE  PËRBËRSIT :
  • 1 pulë shtëpie,
  • 2 karrota,
  • 2 lugë gjalpë,
  • 4-5 luë miell misri,
  • 3 thelpinjë hudhër,
  • 1 lugë uthull,
  • Kripë,piper,vigetë.

Pula e pastruar e përcëlluar pritet në copa racioni.Vihet në tenxhere me ujë te ftohte,hidhet kripë dhe zihet varësisht nga vjetërsia gjersa të zbutet mishi.Në enë me yndyrë të shrirë hidhet  mielli dhe përzihet vazhdimisht gjera ta ndërroj ngjyrën. Hidhen hudhrat e sthtypura dhe gradualisht derdhet  supa duke e përzier vazhdimisht,në mënyrë që most ë mbesin kokrriza mielli.Pasi të trashet masa port ë jet e derdhur,rregullohet me piper dhe derdhet në tavë.Mbi qervish vendosen copat e mishit,hidhet pak vegetë dhe tava futet në furrë të nxehtë,gjersa të skuqet mishi në sipërfaqe.

Komentet

komente