Pjeshkë në furrë me amareta dhe Çokollatë
Pjeshket e mbushura me amareta dhe cokollate  jane nje embelsire me luge te cilat mund te konsumohet si te ngrohta ashtu dhe te ftohta. Kjo eshte periudha ideale e pregatitjes se kesaj recete te shijshme, pasi tani ne treg mund te gjejme pjeshke te pjekura dhe me arome te mire.
Perberesit per 4 persona
- 4 pjeshke te pjekura dhe te forta (ose komposto pjeshkesh )
- 60gr amareta te therrmuara
- 50gr cokollate te zeze
- 7gr kakao
- 40gr sheqer
- 20gr gjalp
- 2 te verdha vezesh te vogla
- 1 luge rum ose pak arome rumi
Si fillim, lajme mire pjeshket nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme me leter kuzhine dhe i ndajme ne dy pjese duke i hequr berthamen. Me ndihmen e nje luge te vogel heqim tulin e brendshem, rreth 2-3 luge tul per cdo gjysme pjeshke, te cilin e vendosim ne nje ene te vogel dhe e shtypim me dhembet e nje piruni apo e kalojme ne mikser.
Therrmojme amaretat me ane te mikserit elektrik, dhe te njejten gje bejme edhe me cokollaten e zeze duke i lene ne nje ane.
Nderkohe ne nje tas te thelle rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme ketu amaretat, cokollaten e grire, kakaon, tulin e pjeshkeve dhe rumin duke i perziere mire me luge druri. Me kete perberje mbushim gjysmat e pjeshkeve te cilat i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te lyer me pak gjalp. Vendosim siper cdo gjysme pjeshke nje cope te vogel gjalpi dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-35 minuta. I sherbejme te ngrohta, ne temperature ambjenti apo te ftohta shoqeruar./tryeza.org












