Pica me salcice e domate

Vlerësimi i përdoruesit: 4.1 (5 votat)

Pica me domate dhe salcice 300x169 Pica me salcice e domate Picën, tradicionalisht e shijojmë në piceri, por pse të mos e provojmë ta përgatisim vetë në shtëpi. Nuk është shumë e vështirë, por do vetëm kohë. Në fund pasi e kemi përgatitur, do të ngelemi të kënaqur nga shija e picës së përgatitur.

Perberesit per brumin:

  • 1 kg miell
  • 6-7 luge vaj ulliri
  • 50 gr maja birre
  • 2 luge sheqer
  • 10-15 gr kripe
  • 1 gote uje

Perberesit per mbushjen:

  • 300 gr salcice
  • 2-3 domate te freskta
  • 300 gr mocarela
  • kripe
  • rigon
  • borzilok te fresket
  • vaj ulliri

Pergaditja :

Ndërkohë që presim brumin të vijë, marrim mocarelën dhe e presim në copa, presim gjithashtu në copa domatet dhe salçiçet. Pasi kemi përgatitur brumin, marrim një tavë të madhe dhe e lyejme me pak vaj ulliri, ( mund ta bëjmë ëdhe në dy tava nëse dëshirojmë).

Hapim me dorë me kujdes brumin e përgatitur. Duhet ta mbulojmë gjithë tavën. Më pas me majat e gishtave e shtypim brumin me kujdes. I hedhim sipër copat e domates. I hapim mirë mbi brumin. Pastaj i hedhim pak kripë, rigon dhe gjethet e borzilokut. E fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 10 minuta.

Më pas e heqim tavën nga furri dhe i hedhim sipër copat e salçiçes, mocarelën dhe pak vaj ulliri. E vendosim përsëri tavën në furrë derisa të shohim që pica është pjekur. Pasi e nxjerrim nga furra, presim picën në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë./Tryeza.org

Komentet

komente