Për të mirën e shëndetit qëndroni larg këtyre produkteve
Dobitë e kripës janë të panumërta. Parandalon prishjen duke penguar krijimin e mykut, baktereve dhe majës, shton shijen e gjellës dhe pakëson thatësirën tek ushqime si krakerat, etj.
Por, shumë produkte të përpunuara janë të dëmshme për shëndetin, për shkak të sasisë së lartë të kripës që përmbajnë. Për të pakësuar sasinë e kripës në ushqimet që konsumoni përpiquni të qëndroni sa më larg produkteve të përpunuara.
Shumë njerëz konsumojnë më shumë se Çju duhet kripë. Në udhëzuesin e ushqyerjes për vitin 2010, të publikuar në Amerikë, sasia e kripës së këshilluar në ditë është 2,3 gr. Nëse personi ka kaluar moshën 50-vjeÇ dhe vuan nga tensioni i lartë apo nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet ta ulë këtë sasi në 1.5 gr.
Ju mund të veproni si më poshtë për të pakësuar sasinë e kripës në ushqime:
- Konsumoni më shumë fruta, zarzavate të freskëta, mish pa yndyrë, mish pule, peshk, drithëra të përpunuara (këta produkte përmbajnë shumë pak sodium).
- Ndryshoni ushqimet tradicionale me shumë kripë me ushqime apo gjellë me pak kripë ose pa kripë.
- Kur hani jashtë mos i hidhni kripë ekstra ushqimeve. Për të shtuar shijen mund të zgjidhni sos ose sallatë.
- Përdorni erëza ose bimë shëruese për të shtuar shijen e gjellëve të përgatitura./tryeza.org












