Patëllxhanë me mocarela
Përbërësit (për 4 persona): 4 patëllxhanë mesatarë, 350 gr mocarela e prerë në feta, 100 gr mocarela e fortë, e grirë në rende, 1 qepë mesatare e grirë hollë, 2 thelpinj hudhra të grira, 800 gr domate të grira hollë, majdanoz, borzilok, kripë, piper i zi, vaj ulliri.
Në një tenxhere nxehim 2 lugë vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Pastaj shtojmë domatet dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta, derisa të lidhet salca.
Pastaj shtojmë borzilokun, majdanozin, kripë de piper.
I presim patëllxhanët në veta, i lyejmë me vaj ulliri, kripë e piper dhe i pjekim në zgarë të sobës apo i skuqim në një tigan që nuk ngjit.
Nxehim furrën në 180 gradë dhe në një tepsi shtrojmë një shtresë me salcën e përgatitur me domate, përsipër vendosim patëllxhanët e skuqur dhe mbi to fetat e mocarelës.
Vazhdojmë të krijojmë shtresa të ngjashme, derisa të mbarojnë të gjithë përbërësit. Kujdesemi që shtresa e sipërme të jetë salcë dhe e spërkasim me mocarelën e grirë. I pjekim në furrë për rreth 40 minuta.
Ju bëftë mirë!












