Pastë e ftohtë me bajame
Kjo paste e ftohte eshte nje embelsire shume e fresket dhe e rafinuar, por mbi te gjitha e lehte ne pregatitje. Ne keto dite te nxehta, ku te shijosh dicka te ftohte eshte bere gati e detyrueshme, receta me poshte eshte nje zgjidhje e shijshme dhe e zgjuar. Mund ta pregatisni per raste festash, ne dreka te rendesishme apo thjesht diten e diele per te shijuar dicka ndryshe.
Perberesit per 8 persona
- 400gr pana per t’u rrahur
- 5 veze
- 12 luge uje
- 8 luge sheqer
- 2 luge fruta te sheqerosura (ose 10 qershi te sheqerosura)
- 2 luge bajame ose lajthi te grira
- 30 gr cokollate te zeze
- pak kripe
Zhysim bajamet ne uje te nxehte per t’i hequr lekuren dhe i presim holle.
Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve derisa perberja te marre nje ngjyre te hapur. Ne nje ane leme dy nga te bardhat e vezeve te cilat do ti perdorim me vone.
Ne nje tenxhere ziejme per rreth 3 minuta ujin me kater luge sheqer dhe me bustinen e vaniljes. Kur shurupi te jete i vaket, ia shtojme te verdhave te vezeve duke i perziere mire dhe fort ne menyre qe keto te fundit te mos mpiksen.
Ne nje tas tjeter rrahim panen, dhe ne nje tjeter rrahim dy te bardhat e vezeve me pak kripe, me pas shtojme sheqerin e mbetur derisa te formohet nje perberje shume kompakte. Bashkojme kremin e te bardhave te vezeve me panen, me te verdhat e vezeve, me cokollaten e ndare ne copeza te vogla, bajamet dhe frutat e sheqerosura. E hedhim te gjithe perberjen ne nje stampe drejtkendeshe dhe e vendosim ne akull per 2 ore./tryeza.org












