Pasta me sallatë
Përmbajtja:
500gr makarona të përdredhura,
4 kokrra domate,
3 karota,
2 speca te kuq,
djathë sipas dëshirës,
ullinj sipas dëshirës,
3 qepe të njoma (ose 1 të thatë),
Gjysmë limoni,
Gjysmë kastraveci,
Persile sipas dëshirës.
Përgatitja:
Ziejmë makaronat dhe i kullojmë.
Marrim një ene ku do vendosim ushqimin. Tas i thellë. Grijmë domatet në copa më të vogla se për sallatë. Marrim kastravecin e ndajmë ne 4-tersh dhe e grijmë si për sallatë. I qërojmë karotat dhe i grijmë në copa të vogla, qepet, po ashtu edhe specat. Djathin e bardhë e blejmë të prerë në katrore ose e presim vetë në si kuti të vogla. Në perimet e grira hedhim ullinjtë dhe shtrydhim gjysmën e limonit. Persilet i lajmë dhe i presim me gërshërë në copa të vogla mbi perimet. Makaronat i shtojmë dhe në të njëjtën enë hedhim kripe sipas dëshirës dhe i përziejmë. Hahen të ftohta dhe shoqërohen me mish të pjekur.












