Pasta all’ amatriciana

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Përbërësit:
pasta all Pasta all’ amatriciana
320 gr bucatini ose penne (lloj makaronash), 120 gr proshutë, e prerë në copa të vogla, 250 gr domate (ose salcë domatesh), pak spec djegës, 2 thelpinj hudhër, 3 qepë, 4 gjethe borzilok, vaj ulliri, kripë.

Lajmë domatet dhe i presim në copa të vogla. Hedhim vaj ulliri në një tigan të thellë dhe skuqim hudhrën dhe qepën. Pastaj shtojmë domatet dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta (shtojmë edhe një majë luge sheqer). Pastaj shtojmë edhe gjethet e borzilokut dhe i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta të tjera. Pastaj i heqim nga zjarri dhe veÇojmë hudhrën dhe borzilokun. Në tigan hedhim proshutën, specin djegës dhe i skuqim pak.

Në të njëjtën kohë ziejmë ujin për makaronat. Uji duhet të ketë kripën e duhur dhe pak vaj, që të mos ngjitin makaronat. Pasi të jenë zier, i kullojmë dhe i përziejmë me salcën që kemi përgatitur. I servirim me djathë kaÇkavall.

Ju bëftë mirë!


penne 200x300 Pasta all’ amatricianabucatini Pasta all’ amatriciana

Komentet

komente

Etiketat:

Leave a Reply