Një drekë e shëndetshme për fëmijën tuaj në shkollë
Një drekë e shëndetshme për fëmijën tuaj në shkollë
Pushimet verore mbaruan dhe shkollat u hapen përsëri. Pas një periudhe të gjatë kohore fëmijët do të mësohen me një regjim të ri, të hanë e flenë në orare të caktuara.Pare nga ky aspekt, shumë fëmijë preferojnë të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme në shkollë dhe të hanë gjëra të thata. Çfarë mund të bëjnë prindërit në këtë pike?
“Ehow†thotë se fëmijët që shkojnë në shkollë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me karbohidrate, kalcium, proteina, fruta dhe zarzavate. Por, shumica e fëmijëve e sjellin edhe një herë mbrapsht bukën e marrë nga shtëpia.
Me ndihmën e disa ndryshimeve të vogla ju mund ti jepni fëmijëve ushqime të shëndetshme, të cilat mund ti konsumojnë lehtë edhe pa praninë tuaj. Ja disa këshilla për një drekë të shëndetshme:
SanduiÇ: përgatitet shumë lehtë, përdorni bukë me drithëra në vend të bukës së bardhë. Qëndroni larg sallamit dhe produkteve të përpunuara. Në vend të tyre mund të përdorni mish të freskët, peshk ton ose sallate veze. Edhe djathi është një mundësi e mirë sepse përmban shumë kalcium. Krahas kësaj sanduiÇit mund ti shtoni disa feta domate dhe gjethe sallate jeshile.
Fruta: frutat e freskëta të hapin më shumë oreksin. Ndani frutat në formë kubike dhe pranë tyre vendosni dhe një tas të vogël me kos. Brenda kosit mund të hidhni dhe pak lajthi dhe bajame nëse fëmijës suaj i pëlqen.
Lëngjet: objektivi juaj kryesor duhet të jetë pakësimi i sasisë së sheqerit dhe shtimi i vitaminave. Për ta realizuar atë duhet të qëndroni larg pijeve të gazuara dhe lëngjeve të frutave të gatshme si dhe ti jepni një shishe me lëngun e frutave të përgatitur në shtëpi./tryeza.org












