Mus me cokollate te zeze
Mus (mousse) me cokollateeshte nje embelsire e cila konsumohet me luge dhe veshtire t’i rezistosh. Te tilla egzistojne edhe te kripura psh ato me ton, me proshute, me gorgonxola, me karkaleca etj. Fjala “mousse” vjen nga frengjishtja e cila do te thote “shkume” ndersa ne boten e gastronomise perkthehet “krem”. Ajo mund te perdoret fare mire ne te gjitha stinet e vitit, per te permbyllur nje dreke te shijshme apo thjesht per ta shijuar si zemer ne mesdite mbase me disa biskota te vogla.
Perberesit per4 persona
- 250gr cokollate te zeze
- 200gr pana
- 5 luge uje
- 2 luge te vogla gjalp
- 4 veze
- 1 luge sheqer
- 1 bustine vanilje
Vendosim cokollaten e zeze te shkrihet ne banjomari. Rrahim shume fort sheqerin me te verdhat e vezeve derisa te perftojme nje krem me ngjyre pothuajse te bardhe.
Kur cokollata te jete shkrire, shtojme gjalpin dhe ujin, e perziejme fort te gjithen derisa te rezultoje homogjene. E heqim nga zjarri dhe shtojme pak nga pak kremin me veze dhe sheqer (ne kete menyre vezet “gatuhen” nen nxehtesine e cokollates). E leme te ftohet te gjithen ne temperature ambjenti.
Nderkohe qe cokollata ftohet, rrahim te bardhat e vezeve me vaniljen derisa te formohet nje krem qe te mos bjeri nga tasi dhe te njejten gje bejme me panen. Perziejme shume mire cokollaten e shkrire me panen dhe te bardhat e vezeve. E hedhim kremin neper gota apo kupa duke e dekoruar me copeza cokollate (ose me pak pana) dhe e vendosim ne frigorifere per minimumi 1 ore.
*Keshille: Nqs iu pelqen cokollata e bardhe, mund te ndiqni identikisht te njejten procedure si me siper.












