Mandarinat kundër asmës dhe bronkitit…!

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

mandarinat me mushkri 300x200 Mandarinat kundër asmës dhe bronkitit...!Mandarinat janë përfaqësueset më të rëndësishme të agrumeve (familje e frytave) sepse përveÇ sasisë të madhe të vitaminës C të cilën përmbajnë, ato përmbajnë edhe një sasi të madhe të vitaminës D dhe vitaminës K e cila siguron elasticitetin e enëve të gjakut. Lëngu i mandarinave është i dobishëm për etjen e shkaktuar nga temepratura e lartë.

E dobishme 

është edhe në shërimin e asmës bronkiale dhe bronkitit (ndezjes se bronkeve) , sepse përmban një sasi të madhe të aminoacideve që ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve. Nëse keni sekrecione(kelbaze) në bronke (deget e kryesore te rrugeve ajrore), Çdo mëngjes pini një gotë me lëng mandarine esëll (ne bark te thate). Veprim ndaj bronkitit ka edhe lëkura e thatë e këtij fruti. Mandarinat e freskëta janë të dobishme edhe për aparatin tretës, ndërkohë që për stimulimin e oreksit këshillohen 10 pika lëng nga lëkurat e thara të mandarinës gjysmë ore para ngrënies.

Mandarina është e mirë edhe për forcimin e imunitetit gjatë dimrit si dhe ngrejnë lart gjendjen tuaj shpirtërore. Falë përmbajtjes të tyre ato veprojnë si antibiotikë natyralë. Lëngu i tyre mund të shërojë edhe kërpudhat apo infeksionet me mykra që krijohen në lëkurë nëse mbi to vendosen pjesë manadrine. Mandarinat nuk këshillohen për ulÇerat (te thatin), kolitin (ndezjen e zorres se trashe), gastritin (ndezjen e lukthit) dhe hepatitin (ndezjen e melqise). Nuk është e vështirë për të zgjedhur mandarinën më të shijshme.

Më të thartat janë pak të shtypura dhe me madhësi mesatare. Kokrrat e mëdha me lëkurë të trashë pastrohen lehtë, por në fakt janë më të ëmblat. Megjithatë, cilado qoftë madhësia, lëngu i tyre është mjekues dhe dietik, madje ai këshillohet edhe për bebet.

Pershtati: Mjekesia Islame

www.tryeza.org

Komentet

komente

Leave a Reply