Makarona me peshk salmon

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

Përbërësit:
05salmon pasta Makarona me peshk salmon1 pako makarona, 2 fileta salmon (pa hala dhe pa lëkurë), 12 domate të vogla (domate qershi), 1 qepë e madhe, disa gjethe borzilok, pak ketchup, kripë, piper

Fillimisht përgatisni makaronat me mënyrën klasike. Pastaj priteni qepën në rrathë të trashë, ndërsa filetat e peshkut i prisni në copa të vogla. Në një tigan skuqni qepën 2-3 minuta dhe pastaj shtoni copat e peshkut. Mund të nevojitet edhe pak ujë.

Pasi të jetë pirë uji, shtoni domatet e vogla dhe ketchup, borzilokun, kripë dhe piper. Vendosini tiganit një kapak, ulni temperaturën e sobës dhe lëreni salcën në zjarr derisa të pikset dhe të marrë një ngjyrë të kuqe të lehtë.

Në një pjatë të madhe hidhni makarona sipas dëshirës dhe në anë të pjatës, salcën e përgatitur. Salmonin mund ta zëvendësoni me peshk ton.

Ju bëftë mirë!

Komentet

komente

Leave a Reply