Lulelakër me ullinj dhe domate në furrë

Vlerësimi i përdoruesit: 5 (2 votat)

Perberesit :

1 lulelaker mesatareLulelakër me ullinj dhe domate në furrë Lulelakër me ullinj dhe domate në furrë
2 domate
10-15 ullinj te zinj
disa kaperi
galete
djath kackavall te grire
vaj ulliri
kripe
piper

Lajme dhe ndajme ne dege te vogla lulelakren te cilen e ziejme ne uje me pak kripe per rreth 10 minuta. E kullojme nga uji i tepert, e vendosim ne nje ene te thelle ne te cilen shtojme domatet e prera ne copa te vogla, ullinjte pa berthame te ndare ne dy pjese, kaperit te cilet i kemi shplare nga kripa, pak kripe dhe pak piper. I perziejme shume mire te gjitha dhe e hedhim kete mase ne nje tave te lyer me pak vaj ulliri, e sperkasim ne siperfaqe me galete dhe djath kackavall te grire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20-25 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete krijuar nje kore e arte.

Komentet

komente