Limonatë me borzilok

Vlerësimi i përdoruesit: 4.9 (1 votat)

Ju propozojme limonaten me borzilok, nje freskuese verore shume e shijshme, natyrale, pa ngjyrues, aroma artificiale dhe shume e thjeshte per ta pregatitur ne shtepi. Do t’ua keshillonim per mbremjet e nxehta te veres si shuares etje apo si nje kokteil joalkolik.

Perberesit

per shurupin borzilok-limon

  • 4 dege me gjethe borziloku
  • 1 liter uje
  • 400gr sheqer
  • 2 limona (lekuren e tyre)

per limonaten

  • 2 filxhan caji shurup borzilok-limon
  • 2 filxhan caji uje te ftohte
  • 2 filxhan caji kuba akulli
  • 1 filxhan caji leng limoni

limonata al basilico 284x300 Limonatë me borzilok

Ne fillim, pregatisim shurupin dhe e ruajme ne frigorifer per maksimumi 5 dite (mund ta perdorim edhe per receta te tjera). I vendosim te gjithe perberesit ne nje tenxhere te cilen e cojme ne vlim derisa sheqeri te jete tretur plotesisht. E leme te ftohet ne temperature ambjenti, me pas e vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore. Pasi te kaloje koha e nevojshme, e kalojme shurupin ne nje kulluese per te hequr mbetjet dhe e vendosim ne frigorifer ne nje ene te mbyllur hermetikisht deri ne momentin e perdorimit.
Pregatitja e limonates eshte shume e thjeshte. I hedhim te gjithe perberesit ne nje broke te madhe dhe i perziejme. E servirim ne gota plote me akull duke e zbukuruar sipas deshires me gjethe borziloku dhe lekure limoni. Gjithashtu mund ti shtojme sheqer apo ta pakesojme dozen e tij nese e preferojme me te embel apo me pak.

Komentet

komente