Kifle me mish te grire

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

324116 265559816808988 249514118413558 904740 1799379130 o 300x225 Kifle me mish te grirePërbërësit:      300gr mish i grire, 1 vezë, 10gr margarine, 1 tharm i fresket, 1dl qumësht, 3 lugë kajmak, 1 kg miell, kripë.

Përgaditja :

Ne vaj te nxehte e skuqim qepen e grire. Në tiganin me qepe e skuqim edhe mishin e grirë dhe hedhim kripë dhe piper të zi. Ndërkohë, në enën pë përzierje e rrahim margarinën, duke e shtuar gradualisht kajmakun, qumështin, tharmin dhe hedhim kripë. Në enë e shtojmë edhe miellin dhe brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Pastaj brumin e ngjeshim ne tavolinën e punës, mbi te cilen kemi hedhur miell. Brumin e ngjeshur mirë e ndajmë në dy copë, nga të cilat bejme 2 petë, të cilat i ndajmë në 8 copë. Mbi Çdo copë të petës vëmë nga mishi i grire i skuqur. I paltojmë pjesët anësore dhe i mbështjellim, duke krijuar kifle. Kiflet irendisim në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj. Çdo kifle e lyejmë me vezën e rrahur. Tavën me kifle e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë. Koha e pregaditjes 40 minuta për 4 persona.

Komentet

komente

Etiketat:

Leave a Reply