Gliko me portokall

Vlerësimi i përdoruesit: 4.5 (1 votat)

gliko 231x300 Gliko me portokallPerbersit :

  • 1 kg portokalle me lekure te trashe
  • 1 kg sheqer/1 liter uje

Pergatija:

Portokalleve u ferkojme ne rende pak lekuren, sa t’u iki shkelqimi siper i lekures. Portokallet e kaluara ne rende menjehere hidhen ne nje ene me uje te ftohte, ne menyre qe lekura e tyre siper te ruaje freskine dhe te mos nxihet a zbehet.

Pastaj i ndajme ne copa, kjo varet nga madhesia e portokaleve, ku te medhate kryesisht ndahen ne 6 copa e te voglat ne kater.
Pasi i kemi ndare ne copa, keto te fundit i shtrydhim qe t’u dale pak lengu.
Pas ketij procesi, copat e prera i hedhim ne nje tenxhere dhe pasi marrin vale, i leme dhe per nja 5 minuta duke vluar e pastaj i hedhim ne nje kullorse. Ky proces perseritet nja 3-4 here, sa t’u dale portokalleve hidhesira.

Me pas pergatitet sherbeti, duke hedhur ne nje ene per vlim 1 liter uje e 1 kg sheqer. Shikojme me sy kur sherbeti arrin masen e duhur te trashjes dhe i shtojme copat e portokalleve.

Kete mase e leme te vloje per disa kohe, derisa sherbeti rifillon serisht te trashet. Gjate kohes se vlimit te glikose, me nje luge te paster, i heqim shkumen siper qe procesi i vlimit krijon ne siperfaqe te mase qe vlon.

Me pas e heqim nga zjarri dhe pas nja 8-10 oresh kete mase e veme dhe nje here te marri vale, ne menyre qe glikoja te njehsohet per nga embelsia. Pra t’u kete hyre sheqeri ne masen e duhur portokalleve./Tryeza.org

 

 

Komentet

komente