Frutat dhe perimet që duhet të hani për të pasur flokë të shëndetshëm

Vlerësimi i përdoruesit: 1.3 (3 votat)

floket 300x207 Frutat dhe perimet që duhet të hani për të pasur flokë të shëndetshëmPër flokë të bukur dhe të shëndetshëm në çdo sezon këshillohet që të mbani një dietë ë shëndetshme e cila nuk do ndikojë negativisht në pamjen tuaj, apo të flokëve. Pra, ushqehuni sa më shëndetshëm;

Perimet jeshile. Spinaku dhe brokoli janë një burim i mirë i vitaminës A dhe C. Këto vitamina e ndihmojnë rrënjen e flokët të krijojë yndyren për të cilen ajo ka nevojë.

Farat e groshës janë të pasur plot me proteina të cilat nxisin rritjen e flokëve. Dietologët këshillojnë që ju të konsumoni të pakten 4 filxhana me groshë nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm.

Arrat; janë një frut i pasur me zink i cili i jep shëndet dhe shkëlqim flokëve. Frutat me ngjyrë të errët si manaferrat, manat e tokës, dhe frutat me lëngje si portokalli, kivi, të pasur me vitamina C dhe anti-oksidantë ju ndihmojnë të rrisni qarkullimin në skalp dhe nxitë rritjen e flokëve.

Mollat, pjeshkët, bananet, shalqiri, janë fruta të ëmbël por që nxisin rritjen e flokëve. Avokadoja është ndër frutat më të fuqishem që nxisin rritjen e flokëve, i mban ato të fortë, eleminon këputjen e tyre si dhe ju dhuron shkëlqim dhe butësi.

Hudhrat janë të pasur me sulfur, si hudhra ashtu edhe qepët ju ndihmojnë të keni flokë të shëndetshëm. /Tryeza.org

Komentet

komente