Fara e zezë, ilaci i të gjitha sëmundjeve

Vlerësimi i përdoruesit: 4 (19 votat)

11 300x284 Fara e zezë, ilaci i të gjitha sëmundjeveFara e Zezë përmbanë vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.

Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për tu përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

PërveÇ efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksjonin e antibiotikëve. Është mjaft efektifv ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar mund të luftojë edhe sëmundje të vështira si: Aids dhe kancer.

Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmëndjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

black oil Fara e zezë, ilaci i të gjitha sëmundjeveFara e Zezë kalon edhe në disa thënie të Profetit Muhammed si një ilaÇ i pazëvendësueshëm ku edhe sugjerohet përdorimi i kësaj bime. Pikërisht për këtë arsye, Fara e Zezë përdoret me shekuj si një ilaÇ popullor mes popujve musliman./tryeza.org

Komentet

komente