Dobësohuni pa dieta!

Vlerësimi i përdoruesit: 4.4 (7 votat)

Diete e sport 300x251 Dobësohuni pa dieta!Po pra, si mund te dobësohemi pa dieta? Sa herë dëshirojmë të humbim peshë gjithmonë mendojmë në dieta, e kësaj radhe do të flasim si te dobësohemi pa dieta, dhe kjo duket se është e mundur me anë të melatonines.

Si mund te dobësohemi me melatonin dhe çka është Melatonina?

Melatonia është hormon i fuqishëm natyral që njihet për asocimin e saj me ritmet kardiake që promovojnë cikël të shëndetshëm të gjumit. Tash, hulumtuesit nga universiteti Granada raportojnë në “Journal of Pineal Research” që kanë zbuluar se melatonina ka edhe një dobi tjetër të mirë.

Sipas zbulimeve të tyre melatonina ndihmon në kontrollimin e shtimit jo natyral të peshës pa e zvogëluar sasinë e të ushqyerit. Ky hormon ka treguar se përmirëson profilet e lipideve të gjakut, ulë trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinën e gjithashtu shton HDL kolesterinën e shëndetshme. Melatonina e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta, sasi të vogla të saj kanë treguar që ofrojnë një mori dobi shëndetësore si gjumë të thellë i cili është kritik në funksionet sistemike riparuese në trup. E mësuat si mund te dobësohemi pa dieta… vazhdo lexo tutje.

Melatonina është hormon natyral që normalisht lirohet nga gjëndra pineale gjatë natës për të inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogëlohen gjatë orëve të hershme të mëngjesit në mënyrë që të zgjohemi. Rëndësia e 7 deri 9 orëve gjumë të pushueshëm është e pazëvendësueshme në riparimin qelizor dhe funksioneve mirëmbajtëse që promovojnë shëndet gjallërues. Hulumtimet e fundit demonstrojnë se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike që përcaktojnë akumulimin e yndyrës (dhjamit), trashjes dhe lipideve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

www.tryeza.org

Komentet

komente

Leave a Reply