Dieta treditore
Ekzistojnë dy lloje dietash treditore përmes së cilave mund të eliminoni kilogramët e tepërt, pa qëndruar të uritur. Me këto dieta, gjatë tre ditëve duhet të humbni 1.5-2 kilogramë.
DIETA E PARË TREDITORE
Që ushqimi të jetë më i shijshëm, mund ti shtoni erëza, kripë, biber, limon uthull, salcë soje, senf dhe keÇap.
Dita e parë
Mëngjesi:Â Kafe ose Çaj, gjysmë grejpfruti, tost me një lugë gjalpë kikirikësh
Dreka:Â 50 g tuna, tost, kafe të zezë me pak sheqer
Darka:Â 100g mish joyndyror, 100 g bizele, 100 g karota, 1 mollë
Dita e dytë
Mëngjesi:Â Kafe e zezë ose Çaj me pak sheqer, ve, gjysmë banane, tost
Dreka:Â 100g djathë të freskët ose tuna, 8 biskota të thata
Darka:Â 100 g mish pa yndyrë, 100 g brokoli ose spinaq, 50 g karota, banane
Dita e tretë
Mëngjesi:Â Kafe ose Çaj, 5 biskota të kripura, 30 g djathë, mollë
Dreka:Â Vezë të ziera, tost, kafe të zezë ose Çaj me pak sheqer, 100 g pjepër
DIETA E DYTË TREDITORE
Dita e parë
Lëngje, Çaje, ujë
Në vend të ushqimit, gjatë ditës pini 2 litra lëng pemësh, 1 litër Çaj bimor pa sheqer dhe 1 litër ujë mineral. Sheqeri nga lëngu i pemëve do tu mbajë të ngopur dhe do të pengojë sulmet e urisë.
Dita e dytë
Pemë dhe perime
Në vend të ushqimeve të përgatitura, hani 2 kg pemë dhe perime (brokoli, molla, sallatë të gjelbër…). Perimet mund ti zieni dhe ti përgatitni.
Dita e tretë
Oriz
Orizi i kaftë do tu ngopë, ndërsa mund të shërbejë edhe orizi i bardhë. Sasia ditore të mos kalojë më shumë se 200 g oriz. Mund ti shtoni erëza, kripë, piper, limon, uthull, salcë soje, senf dhe keÇap.












