DEL KUNDËR DIETAVE , DO BOTOI NJË LIBËR!

Vlerësimi i përdoruesit: 0 (0 votat)

316057 267506913301442 484787950 n 300x208 DEL KUNDËR DIETAVE , DO BOTOI NJË LIBËR!Aktorja Cameron Diaz mund të jetë ende shumë elegante, por ushqehet në mënyrë të shëndetshme. Ajo thotë se është mjaft e interesuar për shëndetin e atyre vajzave që për tu dukur sa më elegante shkatërrojnë organizmin me dieta të mundimshme. Diaz është duke rënë dakord me një shtëpi botuese për të shkruar dhe botuar një libër të mbushur me këshilla shëndeti për fansat e saj adoleshentë.

Libri është një vazhdim i mesazhit të saj, që iu dërgua në fillim të këtij viti të gjithë adoleshentëve, mesazhe të cilat kanë nisur nga një organizatë që do u vijë në ndihmë atyre. Në libër do të jepen këshilla se si adoleshentet mund të jenë elegantë edhe duke u ushqyer shëndetshëm. Ajo dëshiron që vajzat të kuptojnë se nuk duhet të shqetësohen për të qenë të dobëta dhe se nëse bëjnë zgjedhje të menÇura mund të gëzojnë shëndet të mirë pa nevojën e dietave – shkruan Noa.

Cameron, 39 vjeÇare, kupton se ajo është një model i rëndësishëm për vajzat dhe do të kërkojë mbështetjen e mikeshave të tjera të famshme për të shtuar këshillat e tyre në librin e saj të tilla si: Gëyneth Paltrow, Drew Barrymore, Jennifer Lopez, etj.

Komentet

komente