Cokollatë e ngrohtë e bërë në shtëpi

Vlerësimi i përdoruesit: 4.9 (3 votat)

Cokollate e ngrohte e bere ne shtepi Cokollatë e ngrohtë e bërë në shtëpiNje filxhan me Çokollate te ngrohte nuk i ben keq askujt, sidomos ne keto dite te ftohta dimri. Nuk keni nevoje te blini ato bustinat e gatshme qe thjesht treten ne qumesht; mund te realizoni vet nje Çokollate te shijshme ne pak minuta.

Perberesit per 1 filxhan Çokollate te ngrohte:

  • 1 luge plot kakao te hidhur pluhur (e cilesise me te mire)
  • 2 luge plot sheqer kallamsheqeri (ngjyre kaf)
  • 1 luge te vogel miell 00
  • 250ml qumesht
  • pak kanelle
  • gjysme luge te vogel gjalp (sipas deshires)

Vendosim ne nje tenxhere te vogel kakaon pluhur, sheqerin, miellin dhe pak kanelle duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te homogjenizohen. Shtojme pak nga pak qumeshtin e ftohte dhe gjithmone duke e perziere duhet te perftojme nje krem te trashe ngjyre kafe dhe pa kokrriza. Ne kete moment hedhim edhe qumeshtin e mbetur dhe e vendosim masen ne zjarr te avashem duke patur kujdes qe cokollaten ta perziejme gjate gjithe kohes per shkak se mund te formohen kokrriza dhe te ngjise ne anet e enes. E leme ne kete menyre rreth 10 minuta apo derisa te arrije trashesine e deshiruar. E heqim nga zjarri, e hedhim ne nje filxhan dhe e shijojme sipas deshires me pak pana siper.

*Keshille: Per ta bere akoma me te shijshme cokollaten tone, shtojme gjysme luge gjalp ne momentin qe po merr vale .

Komentet

komente

Etiketat:

Leave a Reply