Çfarë nuk duhet t’u jepni bebeve para moshës 1-vjeÇare
Fëmijët nuk duhet të ushqehen me disa ushqime të caktuara para moshës 1-vjeÇare.
Ata janë si më poshtë:
Mjalti: mund të shkaktojë sëmundjen e botulizmit e cila mund të shfaqet me shenja si kapsllëk, probleme në thithjen e gjirit, bllokim i frymëmarrjes, dobësim i muskujve sikurse mund të shkaktojë edhe vdekjen.
E bardha e vezës: mund të shkaktojë alergji.
Qumështi i lopës: mund të shkaktojë alergji, kapsllëk dhe mungesë hekuri.
Kakao, Çokollatë dhe luleshtrydhe: mund të krijojë reaksion alergjik.
Produkte të përpunuara mishi: përmbajnë sasi të lartë nitrati dhe kripë sidhe mund të shkaktojnë sëmundje veshkash apo të enëve të gjakut.
Produktet e forta si farat, kikirikët etj.: mund ti ngecin në fyt dhe të bllokojnë frymëmarrjen e fëmijës./tryeza.org












