Çaji i gjelbër përmirëson punën e trurit
Sipas studimit britanik, konsumimi i Çajit të gjelbër mund të ndikojë në përmirësimin e funksioneve të trurit, duke ndikuar pozitivisht në grimcat e trurit që janë të ndërlidhura me kujtesën.
Studimi i publikuar në revistën “European Journal of Clinical Nutrion†kishte plotësuar Listën e ndikimit pozitiv të Çajit të gjelbër, që po ashtu përfshin edhe zvogëlimin e rrezikut për tu prekur nga sëmundja e Alzhaimerit dhe forma të ndryshme të kancerit, përmirësimin e shëndetit oral dhe kardiovaskular, si dhe ndihmon në rast se dëshironi të humbni në peshë.
Ky është studimi i parë, i cili ndryshimet në tru pas konsumimit të Çajit të gjelbër i ka incizuar me rezonancë magnetike. Gjatë studimit ishte vërtetuar se sa më e madhe të jetë doza e Çajit, aq më i fortë është ndikimi pozitiv në funksionimin e trurit.
www.tryeza.org












