BRINJË QENGJI ME BAJAME
PËRBËRSIT- 12 brinjë qengji,
- 2 kupa miell,
- 2 kupa vezë,
- 1 kupë galeta,
- 2 lugë gjelle dhiozmë,
- 1 lugë gjelle rigon,
- gjysmë kupe bajame të grira,
- ½ kupe parmezana,
- vaj për skuqje,
- kripë, piper
Brinjët e qengjit i spërkasim me kripë, piper dhe horseradish. Rrahim vezën me pak vaj dhe kripë. Përziejmë galetën me dhiozmën, parmezanën, bajamet. I lyejnë brinjët fillimisht me miell, pastaj me vezë dhe në fund me galetën e përzier me erëzat. I skuqim dhe pastaj i vendosim në letër kuzhine, që të thithë vajin e tepërt.Brinjët e qengjit janë gati dhe kanë një shije fantastike.












