Biskota në formë patkoi
380 gr miell,
120 gr niseshte,
150 gr sheqer pluhur,
1 vezë,
120 gr margarinë,
60 gr gjalpë,
1 kese vanill,
Çokollate për të lyer majat e biskotave.
Përgatisim brumin, duke perdorur gjithë përbërësit perveÇ Çokollates dhe e lëmë 20 minuta në frigorifer. Pas kësaj, i bëjmë si shkopinj duke e marrë pak nga pak dhe u japim formen e patkoit. I vendosim në tavë ku kemi shtruar letër furre dhe i shtypim lehtë me gisht. I pjekim në 180° për rreth 10-15 minuta. Ndërkohe shkrijmë Çokollaten dhe më pas lagim bishtat e biskotave. Sipas deshirës, mund të shtojmë pak kakao në brum dhe majat ti lyejmë me Çokollate të bardhë. Natyrisht, biskotave mund tu japim dhe forma të tjera.
www.tryeza.org













