BIFTEK NË MËNYR FRANCEZE

Vlerësimi i përdoruesit: 5 (1 votat)
  • PËRBËRSIT :
  • 6 biftekë viçi
  • Majdanoz
  • Miell
  • 1 lugë piper i kuqbiftek ne menyr franceze BIFTEK NË MËNYR FRANCEZE
  • 2 qepë
  • 1 pako pluhur për pure
  • 150 ml salcë domatesh
  • 2 thelpinj hudhër
  • vaj, kripë dhe piper i zi

Mbi biftekë hedhim kripë, piper të zi dhe i kalojmë në miell. Tre biftekët i rendisim në tavën e qeramikës, të cilën e kemi lyer me vaj. Mbi biftekë e vëmë majdanozin e grirë, qepën e grirë dhe hudhrën e grirë. Mbi to, i rendisim biftekët e mbetur.Salcën e domateve e vëmë në një enë të madhe, në të cilën hedhim rreth 500 ml ujë, një lugë piper të kuq, vaj dhe i përziejmë me telin e kuzhinës. Këtë sos e hedhim mbi biftekët në tavë. Tavën e mbulojmë me fletë alumini dhe e vëmë në furrë.E pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.Në tenxhere në zjarr vëmë një lugë gjalpë, e shtojmë qumështin, hedhim kripë dhe përziejmë me telin e kuzhinës. Në tenxhere e hedhim edhe pluhurin për pure. Duke përzier pandërprerë, e ziejmë purenë, derisa ta fitojë dendësi në e duhur.Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate të gjelbër. Në njërën anë të pjatës e servirim purenë. Në anën tjetër i rendisim shkallë-shkallë biftekët francezë. Mbi ata hedhim sosin. Zbukurojmë me degë rozmarine mbi purenë.

Komentet

komente