Ballokumja, gatimi tradicional i Ditës së Verës
Është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qene dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formule te veÇante gatimi, e njohur vetëm ne këtë qytet. Ne vija te përgjithshme, një ballokume përgatitet si vijon :
Ne një ene te posaÇme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet përzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset ne enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga një luge druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Ne masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet ne formën e kulaÇeve.












